Sporti

Tifozët e Milanit të “çmendur”, shiten pothuajse të gjitha biletat për ndeshjen ndaj Monzas… që luhet javën tjetër!

10/13/2022 13:26
nga:L J

Milani këtë sezon ka mbështetjen maksimale të tifozëve si në ndeshjet kur luajnë në San Siro, ashtu edhe në takimet si mysafir.

Skuadra e Piolit ka fituar zemrat e tifozëve dhe deri më tani pothuajse në çdo ballafaqim që po e luajnë në “San Siro” biletat janë të gjitha të shitura, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas mbi 75,000 biletave të shitura në ndeshjet me Interin, Juven dhe Chelsean – kryesisht të parashikueshme, San Siro po shkon drejt shitjes totale edhe për ndeshjen ndaj Monzas që luhet pas 9 ditësh.

Kjo ndeshje cilësohet si “derbi” i zonës dhe normalisht në stadiumin mitik do të rikthehet pronari i Monzas, Silvio Berlusconi, i cili në të kaluarën kur drejtonte Milanin fitoi gjithçka që është e mundur.

/GazetaBlic Sport