Divock Origi u vërshëllye nga disa pjesë të tifozëve të Milanit kur u zëvendësua pas një paraqitjeje tjetër zhgënjyese kundër Empolit.
Reprezentuesi belg ishte titullar, por nuk arriti të ndikojë shumë në ndeshjen e Serie A, përveç humbjes së disa mundësive, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai ishte një agjent i lirë pasi kontrata e tij me Liverpool-in i mbaroi gjatë verës dhe do të mbushë 28 vjeç në fund të këtij muaji.
Tifozët kuqezi po humbasin durimin me Origin, i cili ka shënuar vetëm dy gola dhe ka dhënë një asistim në 27 ndeshje konkurruese për klubin.
Kishte shumë pëkënaqësi në lidhje me të në “San Siro”, aq sa tifozët madje edhe e vërshëllyen atë në disa momente.
/GazetaBlic Sport/


