Trajneri i Romës, Jose Mourinho, zbuloi se e kishte refuzuar punën si trajner i Milanit tre vjet më parë, por as ai dhe as tifozët kuqezi nuk duket se janë penduar për vendimin e tij.
“Më ofruan punën tre vjet më parë. E kam menduar për tre ditë, por jam shumë i lumtur që kam marrë atë vendim”, tha trajneri portugez në një konferencë për shtyp pas ndeshjes dje, përcjell GazetaBlic Sport.
Tifozët e Milanit kanë sharë atë gjatë gjithë ndeshjes, kështu që Mourinho nuk është penduar për vendimin e tij.
Special One fitoi pesë trofe gjatë dy sezoneve me Interin sa e udhëhoqi këtë skuadër, duke përfshirë një tripletë në 2009-10.
Pretendimet e Mourinhos pas ndeshjes Milan-Roma shkaktuan lloj-lloj reagimesh nga tifozët kuqezi, të cilët nuk do të kishin dashur ta shihnin trajnerin portugez të ulur në stolin e tyre.
Madje tifozët e Milani shpërthyen me reagimet e tyre edhe në rrjete sociale ndaj trajnerit portugez, duka ia rikujtuar se e mposhtën dy herë në këtë edicion.
/GazetaBlic Sport/


