Sporti

Tifozët e Milanit kanë arsye për festë | Chukwueze transferohet tek Milani, pas shumë vitesh kanë një top futbollist në krahun e djathtë

07/24/2023 22:32
nga:L J

Mungon vetëm zyrtari por marrëveshja mes Milanit dhe Villarrealit për Samuel Chukwueze.

Dy klubet po plotësojnë detajet për një marrëveshje që duhet të mbyllet në rreth 28 milionë euro me lojtarin që do nënshkruajë deri në qershor 2028 dhe do të marrë rreth 3.6 milionë euro në vit.

Chukwueze ishte kërkuar fuqishëm nga Stefano Pioli si një objektiv tregu për përforcimin vendimtar për krahun e djathtë të fushës, një zonë e fushës ku kuqezinjtë vuajtën veçanërisht sezonin e kaluar.

Marrëveshja e Chukwueze, e cila plotëson vendin e lojtarëve jo-BE në dispozicion të Milanit, është gjithashtu e lidhur me atë që përfshin mbrojtësin Matteo Gabbia, i cili pritet të jetë i huazuar tek klubi spanjoll.

/GazetaBlic Sport