Sporti

Tifozët e Milanit gati për eksod/ Kërkesa pafund për bileta, faqja e Sassuolos nuk punon më!

05/16/2022 20:41
nga:Lorik J

Skuadra e Milanit është shumë afër fitimit të titullit të 19-të në histori. Kuqezinjve u mjafton të mos humbasin sfidën e fundit të kampionatit përballë Sassuolos në transfertë për të rikthyer trofeun e madh pas 11 vitesh në Milanello.

Dueli ndaj Sassuolos do të zhvillohet të dielën e 22 majit (18:00). Në të njëjtën datë dhe orar edhe dueli Inter-Sampdoria. Entuziazmi dhe adrenalina janë rritur shumë te populli milanist dhe pritet një eksod drejt Reggio Emilias.

Mediet italiane raportojnë se kërkesat e tifozëve të Milanit për bileta kanë qenë të panumërta, aq sa sajti i klubit të Sassuolos është bllokuar dhe ka rënë. “Mapei Stadium” ka një kapacitet prej 21.525 vendesh.