Sporti

Tifozët e Milanit dalin kundër Ibrahimovic: Po bën zgjedhje të gabuara

02/25/2025 19:46
nga:Mergim Rreci

“Tani që gjithnjë e më shumë po merr formë dështimi i sezonit tonë, le të fillojmë të flasim me emra”.

Në këtë mënyrë grupi i tifozëve ultras kuqezi “Old Clan” drejton gishtin nga Zlatan Ibrahimoviçi, duke e akuzuar se ka marrë vendime fatkeqe që nga ardhja e tij.

“Pasi mbërriti me pompozitetin e tij të zakonshëm, Zlatan Ibrahimoviç ka filluar të rreshtojë një seri të tërë zgjedhjesh të gabuara.

Nuk kemi nevojë për çirakë magjistarësh, por për profesionistë të nivelit të lartë që e njohin zanatin e tyre.

Zoti Ibrahimoviç mund t’i rikthehet selfie-ve në një varkë ose në palestër në vend që të na helmojë me praninë e tij të dëmshme!”, thuhej në deklaratën e tifozëve.