Anësori i Milanit, Samu Castillejo çaktivizoi llogarinë e tij në Twitter pasi u bë objekt i abuzimit të tifozëve.
Spanjolli pritej të largohej nga Milani drejt Getafes, por skuadra e La Liga përfundimisht transferoi Jakub Jankton nga Sampdoria, përcjell GazetaBlic Sport.
Prandaj, disa tifozë të Rossonerëve kanë vënë në shënjestër Castillejo në mediat sociale, duke i thënë atij të largohet nga klubi.
Disa shkuan shumë larg, duke fyer 26-vjeçarin i cili u detyrua të çaktivizonte llogarinë e tij në Twitter.
/GazetaBlic Sport


