Sporti

Tifozët e Malagës mirëpresin turistin e rastësishëm në aeroport si një trasnsferim të ri të ekipit në protestë epike për merakton e dobët të ekipit

08/22/2023 17:29
nga:Lorik J

Nëntë ditë para përfundimit të merkatos së transfertave, shumë klube po kërkojnë shanset e fundit për t’u forcuar.

Megjithatë, dikush ende nuk e ka bërë nënshkrimin e tij të parë të vërtetë: ky është rasti i Malaga që deri më tani ka nënshkruar vetëm lojtarë pa asnjë kosto, përcjell GazetaBlic Sport.

Kështu, tifozët kanë zgjedhur të protestojnë kundër klubit në një mënyrë vërtet unike: rreth 30 tifozë pritën një turist në aeroport me pankarta mirëseardhjeje dhe një fanellë me emër dhe numër.

Sikur të ishte një futbollist i vërtetë, ai u pa duke firmosur autografe dhe duke bërë selfie me tifozët.