Sporti

Tifozët e Juventusit vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e Andrea Agnellit

04/21/2021 13:27
nga:Mergim Rreci

Hashtagu #Agnelliout është në trend në Twitter ndërsa presioni rritet mbi Presidentin e Juventusit, por klubi këmbëngul se ai nuk ka dhënë dorëheqjen.

Agnelli, një nga dy nënkryetarët e Super League dhe një nga arkitektët kryesorë të projektit, pranoi se turneu nuk mund të vazhdojë më përpara pasi të gjashtë klubet e Premier League u tërhoqën, përcjell GazetaBlic.

Ed Woodward i Manchester United ishte nënkryetari tjetër i Superligës, por dha dorëheqjen si nënkryetar ekzekutiv i Djajve të Kuq dhe do të largohet në fund të 2021.

Vendimi i tij erdhi pasi që u duk qartë se gjashtë klubet e Premier League do të tërhiqeshin nga gara.

Hashtag #Agnelliout tani është në trend në Twitter me shumë tifozë të futbollit, jo vetëm të Juventusit, që po bëjnë thirrje për dorëheqjen e tij pas projektit të Super League në më pak se 48 orë.

/GazetaBlic/