Sporti

Tifozët e Interit njoftojnë se nuk do të udhëtojnë për ndeshjen ndaj Juventusit!

10/18/2022 20:13
nga:L J

Tifozët e Interit, Curva Nord nuk do të jetë në stadiumin Allianz të Juventusit më 6 nëntor, me rastin e ndeshjes sëekipit të tyre jashtë fushe ndaj Juventusit për derbin italian.

Tifozët e Nerazzurrëve njoftuan – përmes rrjeteve sociale – vendimin për të mos marrë pjesë në këtë ndeshje dhe duke shpjeguar motivin që qëndron pas kësaj zgjedhjeje, përcjell GazetaBlic Sport.

“Curva Nord njofton paraprakisht se nuk do të marrim pjesë në ndeshjen në Torino ndaj Juventus më 6 nëntor. Arsyet janë të njohurat e zakonshme që lidhen me metodën e shitjes së biletave për sektorin e mysafirëve”, njofton tifozeria italiane.

/GazetaBlic Sport