Sporti

Tifozët e Interit abonohen në numër të madh për ndeshjet e edicionit të ardhshëm

06/28/2022 14:29
nga:Mergim Rreci

Interi në Serie A ka një hije të rëndë kur luan në shtëpi, ku stadiumi i “Meazza” mbushet deri në skajin më të largët të objektit madhështor.

Pasi përfundoi sezoni, dolën përsëri në treg abonimet për sezonin e ri që pritet të fillojë. Për rreth një muaji e pak ditë, tifozët zikaltër të cilët janë abonuar për të ndjekur ekipin e tyre janë 38 mijë nga 39 mijë abonime në total.

Kjo gjë tashmë nuk është më një risi, kur për disa vite Inter po mbizotëron shkallët e stadiumit në Itali.