Mbi 300 tifozëve ganezë u janë dhënë 400 dollarë nga qeveria e vendit për të mos lënë Bregun e Fildishtë, por për të qëndruar në atë shtet dhe për të mbështetur kombëtaren e tyre nga tribunat në ndeshjen e ardhshme të Grupit B kundër Egjiptit për Kupën e Kombeve Afrikane.
Tifozët e Ganës kanë mbetur të pakënaqur me organizatorët e turneut dhe kanë kërcënuar se do të nisen drejt Ganës.
Për këtë arsye qeveria i ka paguar nga 400 dollarë, raporton botimi “Citi Sports”.
E nëse disa tifozë ganezë janë të pakënaqur me organizimin e turneut, sigurisht që janë të zhgënjyer me situatën e skuadrës, e cila humbi 1:3 nga Kepi Verde në ndeshjen e saj të parë në kompeticionin kontinental.
/GazetaBlic Sport