Sporti

Tifozët e Galatasaray të ‘çmendur’, Salah: Zhurma ishte shurdhuese dhe nuk mund ta përballonim

10/01/2025 08:27
nga:Mergim Rreci

Skaudra e Galatasaray siguroi një fitore të madhe mbrëmë ndaj Liverpool.

Atmosfera në Stamboll ishte e jashtëzakonshme, madje e papërballueshme për lojtarët e Liverpool, shkruan GazetaBlic Sport.

Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah tha nuk ka luajtur kurrë më parë në një atmosferë të tillë.

“Nuk kisha luajtur kurrë në një atmosferë të tillë në jetën time. Ishte shumë e vështirë të qëndroja i përqendruar. Zhurma ishte shurdhuese dhe nuk mund ta përballonim”, deklaroi Salah.

Kujtojmë që edhe në të kaluarën ka pasur futbollist nga ekipe të ndryshme evropiane që janë ankuar për zhurmën e madhe që krijojnë tifozët atje.

/GazetaBlic Sport/