Sporti

Tifozët e Feyenoordit e “djegin” Prishtinën, krijojnë atmosferë të “zjarrtë” para ndeshjes me Dritën

07/21/2021 22:53
nga:Mergim Rreci

Drita nesër takohet me Feyenoordi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Drita dhe Feyenoordi takohen nga ora 21:00 në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për UEFA Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Disa tifozë të skuadrës holandeze kanë udhëtuar në Kosovë dhe tashmë po krijojnë atmosferë të “zjarrtë”, duke kënduar për skuadrën e tyre.

GazetaBlic Sport ka siguruar disa video nga momenti i këngës së tyre, ku shihet edhe atmosfera e mrekullueshme e krijuar.