Sporti

Tifozët e Dukagjinit hudhin gjësende në drejtim të portierit Ardit Nika pas ndeshjes

02/12/2023 15:09
nga:Lorik J

Ndeshja Dukagjini – Prishtina na solli shumë momente nervozizmi në fushë.

Që pas golit të shënuar nga Dukagjini, situata u tensionua në fushë dhe disa herë pati përplasje në terren, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtarët dhe stafi i Prishtinës nuk pajtoheshin me vendimin e gjyqtarit, Mentor Ajeti – i cili pranoi një autogol – që sipas kryeqytetasve nuk ishte i rregullt.

Megjithatë, krejt në fund, pati edhe disa kacafytje nga Nika dhe një lojtar i Dukagjinit.

Pas përfundimit të takimit, portieri i Prishtinës, Ardit Nika ishte cak i sulmeve të tifozëve vendas, të cilët hudhën gjësende në drejtim të tij, por që fatmirësisht portieri u largua në drejtim të dhomave të zhveshjes pa u lënduar dhe goditur.

Ja pamjet: