Sporti

Tifozët e duan në Juventus, Pogba jep deklaratën interesante: Më pëlqen Torino, do të shohim

10/07/2021 23:22
nga:Lorik J

Kombëtarja e Francës ka fituar me përmbysje ndaj Belgjikës me rezultatin 2-3, për të kaluar në finale të Ligës së Kombeve.

Pas fitores kundër Belgjikës, Paul Pogba dha një intervistë të shkurtër për mikrofonat e Sport Mediaset, ku foli për triumfin dhe rikthimin në stadiumin ku luajti disa vite për Juventusin, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një ndeshje e madhe. Çfarë ndodhi në pjesën e parë? “Ne filluam shumë mirë, pastaj me lojtarët e tyre ata ishin shumë të mirë në kundërsulme. Ne e ulëm ritmin dhe pësuam dy gola shumë shpejt. Në pjesën e dytë ishte një lojë tjetër, ne luajtëm shumë mirë”, tha Pogba.

Shumë tifozë të Juves do të donin që ju të ktheheshit në Torino… “Unë gjithmonë flas me ish-shokët e mi të skuadrës, si Paulo Dybala. Unë jam në Manchester, kam akoma një vit në kontratën time, dhe pastaj do të shohim. Unë dua të përfundoj një sezon të mirë atje, dhe pastaj të shohim se çfarë ndodh”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport