Sporti

Tifozët e Dritës “bombardojnë” faqen zyrtare të Feynoordit: Mirësevini në Kosovë, s’do ta keni lehtë!

07/15/2021 23:24
nga:Lorik J

Skuadra e Dritës ka kaluar në fazën e dytë të UEFA Conference League.

Drita ka mposhtur Deçiqin në dy ndeshjet, fillimisht në Prishtinë me rezultatin 2-1, e sot në Podgodricë me rezultatin 0:1, për të kaluar tutje, shkruan GazetaBlic Sport.

Tani, skuadra kosovare do të ketë punë jashtëzakonisht të vështirë, pasi do të luajë me gjigantin holandez, Feynoord.

E në faqen zyrtare të Feynoordit, “Intelektualët” kanë “bombarduar” me komente rtë ndryshme mbështetëse për ekipin kosovar.

Ja disa nga komentet: