Tifozët e Dinamos së Moskës përkrahën legjendën e futbollit ukrainas, Andriy Voronin, i cili është ndihmës trajner klubin rus.
Ky episod ndodhi në ndeshjen e djeshme që klubi i Moskës luajti si mysafir ndaj Khimkit, gjatë fitores 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.
E gjithë kjo po ndodh gjatë pushtimit rus të Ukrainës dhe sipas mediave vendase, Voronin nuk mori pjesë në ndeshje sepse u largua nga Moska kur filloi lufta.
Kujtojmë se, ish-sulmuesi i Bayern-it dhe Liverpool-it luajti si lojtar për Dinamon e Moskës nga viti 2010 deri në vitin 2014. Gjatë kësaj periudhe ai luajti 87 ndeshje për klubin me 24 gola dhe 22 asistime.
Dinamo Moscow fans sang their support for their Ukrainian coach Andrey Voronin, who was given a leave of absence from today’s 3-0 win against Khimki. pic.twitter.com/W4qiTGAJrS
— Russian Football News (@RusFootballNews) February 26, 2022


