Futbollistët e Fenerbahçes dhe Crvena Zvezdës kanë luajtur një ndeshje miqësore në Rusi, ndërsa për skuadrën e Stambollit që nga minuta e parë luajti kapiteni, Edin Dzeko.
Ky është edhe debutimi i boshnjaku dhe nuk do të mbahet mend për skenat më të bukura.
Tifozët serb filluan koret raciste ndaj Dzekos dhe më pas kënduan: “Kosova është Serbi”…
Absolutisht skena të tmerrshme nga tifozët serb që nuk dinë të bëjnë diçka mirë.
Dzeko ka hyrë në fushë si kapiten dhe duket se në sezonin e ardhshëm do të jetë një nga drejtuesit e kësaj skuadre.
Kujtojmë se për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, kombëtarja ruse, si dhe klubet, janë nën sanksionet e UEFA-s dhe FIFA-s dhe mund të konkurrojnë vetëm në garat nën kujdesin e Federatës së Futbollit vendas.


