Tifozët huliganë serb nuk lëshojnë rast për të sulmuar shtetin e Kosovës me parulla propaganduese në ndeshjet e futbollit.
Një rast i tillë ndodhi edhe mbrëmë në Beograd, aty ku ekipi serb, Crvena Zvezda u poshtërua nga Barcelona duke humbur me rezultat 2-5.
Parulla të tilla ku Kosova është e mbuluar me flamurin serb po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, kështu që në këtë rast GazetaBlic Sport ka kontaktuar me institucionin më të lartë të futbollit evropian, UEFA.
Në përgjigjjen e kthyer për redaksinë e GazetaBlic, UEFA deklaroi se janë duke mbledhur fakte mbi rastin, teksa thanë se klubi serb mund të dënohen pas shqyrtimit të rastit.
“Raportimet dhe faktet mbi ndeshjen e luajtur mbrëmë janë duke u mbledhur dhe duke u shikuar nga ne. Atëherë kur raportohen çështje të tilla, hapen procedurat dhe nëse ato çojnë në sanksione disiplinore, ato shpallen në faqen e internetit të disiplinës së UEFA-s. Ne nuk mund të japim më shumë informacion për momentin lidhur me rastin”, shkruhet në përgjigjjen e UEFA-s.
Deri në këtë moment Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk ka reaguar zyrtarisht.
/GazetaBlic Sport/