Futbollistët e Manchester Cityt mundën 2:0 Chelsean në ndeshjen e xhiros së tretë të Kupës së Ligës angleze.
Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, kur Riyad Mahrez shënoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 53-të, dhe pesë minuta më vonë Julian Alvarez pasoi topin për rezultatin përfundimtar, përcjell GazetaBlic Sport.
Goli i parë i Cityt tërboi tifozët e Chelseat, të cilët reaguan në rrjetet sociale për të shprehur hidhërimin e tyre për reagimin e Kalidou Koulibaly.
Why’s Koulibaly trying to stare down the ball? Thought he could mean mug it away from goal ?? #MCICHE #CarabaoCup pic.twitter.com/TRGljZ7XCU
— Kyle Gacheru (@KyleGacheru) November 9, 2022
Ai ishte një nga lojtarët në murin e gjallë përballë Mahrezit në momentet kur shënohej goli dhe ishte i vetmi që nuk kërceu kur topi shkoi drejt portës së Chelseat. Ai shkoi drejt tij dhe nëse do të ishte kërcyer nga toka, do ta kishte goditur në fytyrë dhe City nuk do të kishte marrë epërsinë.
Pikërisht kështu ankohen tifozët e Chelseat për lojtarin që klubi solli nga Napoli në korrik në një transfertë prej 38 milionë eurosh.
Ata e përshkruajnë gjithçka si “copë druri“, dhe me ironi e falënderojnë për punën e bërë mirë.
/GazetaBlic Sport/


