Sporti

Tifozët e Celtic i bëjnë thirrje UEFA-s që t’i tregojë Izraelit një karton të kuq

02/13/2025 12:24
nga:Lorik J

Lojtarët e Celtic humbën 1:2 ndaj Bayernit në ndeshjen e tyre të parë të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve, por ndeshja u karakterizua nga koreografia e tifozëve vendas.

Grupi i njohur i tifozëve Celtic, shpesh ka shprehur mbështetje për Palestinën, veçanërisht që nga fillimi i sulmeve izraelite në Gaza në tetor 2023.

Tifozët e Celtic shpalosën një pankartë të madhe me një mesazh drejtuar UEFA-s ku shkruhej: “Tregoji Izraelit një karton të kuq”. Emri i Izraelit ishte shkruar me bojë të kuqe që i ngjante gjakut.

Sipas mediave, ata ngritën qindra kartonë të kuq dhe valëvitën flamurin palestinez.

Mesazhi për t’i treguar Izraelit një karton të kuq është i qartë – nëse futbollistët rusë pezullohen për sulmin e vendit të tyre ndaj Ukrainës dhe nuk mund të marrin pjesë në asnjë kompeticion të UEFA-s, atëherë izraelitët gjithashtu duhet të marrin të njëjtin trajtim për sulmin ndaj palestinezëve.

/GazetaBlic Sport