Sporti

Tifozët e Buducnostit nuk udhëtojnë, reagon Batatina: Nuk e dua asnjë karrike bosh!

07/13/2022 20:23
nga:L J

Tifozët e Buducnostit nuk do të udhëtojnë në Prishtinë për ndeshjen e nesërme ndaj Llapit në Conference League, ashtu siç raportoi para pak minutash GazetaBlic Sport.

Llapi tani ka konfirmuar se biletat në sektorin e jugut do të dalin në shitje për tifozët shqiptarë.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka reaguar pas këtij lajmi, ku ka shkruar se nuk edo asnjë karrike bosh.

Ja reagimi i tij (pa ndërhyrje):

“Vazhdojmë nuk dua as ni karrike te mbetet bosh let mendon qeveria se duhet stadion ma i madh për futbollin kosovar”, shkruan Tahir Batatina në rrjetin social, Facebook.

/GazetaBlic Sport