Tifozët ultras të Buducnostit nuk do të udhtojnë në Prishtinë për ndeshjen ndaj Llapit.
Burime të “GazetaBlic Sport” mësojnë se tifo-grupi, “Varvari” i Buducnostit të Podgoricës nuk do të jetë prezent nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ky tifogrup paralajmëroi udhëtimin në Prishtinë në rrjetet sociale, por një e tillë nuk pritet të ndodhë.
Ndeshja mes Llapit dhe Buducnostit zhvillohet nesër nga ora 20:00, në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Conference League.
Buducnost ka fituar takimin e parë me rezultatin 2:0.
/GazetaBlic Sport/


