Sporti

Tifozët e Bilbaos “shpërthejnë” ndaj Luka Modric pas një veprimi provokues nga kroati

02/03/2022 21:43
nga:Mergim Rreci

Ka filluar me atmosferë të “zjarrtë” ndeshja mes Athletic Bilbaos dhe Real Madrid.

Luka Modric ka goditur një top në drejtim të tifozëve, gjë që ka shkaktuar reagimin e tyre të madh, shkruan GazetaBlic Sport.

Tifozët u ngritën në këmbë dhe reaguan vrullshëm ndaj tij.

Kujtojmë që autobusi i Real Madridit është sulmuar nga tifozët e kësaj skuadre gjatë akomodimit në stadium.