Sporti

Tifozët e Barcelonës të revoltuar me gjyqtarin Muntero: Ishte gati të festonte golin e Albacete!

02/04/2026 08:25
nga:Mergim Rreci

Rrugëtimi i Albacete në Copa del Rey mori fund pasi i shkaktoi Barcelonës një periudhë të vështirë. Në Estadio Carlos Belmonte, ekipi i Flick fitoi 2-1 me një presion të madh në fund. Lamine Yamal zhbllokoi sfidën në minutën e 39-të.

Në pjesën e dytë, Araujo i rikthyer firmosi për 2-0 në minutën e 56-të. Ishte një gol çlirues për qendërmbrojtësin uruguaijan, pas problemeve të njohura të shëndetit mendor që e kishin mbajtur jashtë loje për disa javë, transmeton GazetaBlic Sport.

Tre minuta para përfundimit të ndeshjes, një gol nga Javi Moreno e rihapi në mënyrë dramatike lojën, me Blaugranat të detyruara të luftonin fort në minutat e fundit për të siguruar një vend në gjysmëfinale.

Tifozët e Barcelonës po pretendojnë se gjyqtari Munuera Muntero ishte gati të festonte një gol barazimi në minutën e fundit kundër tyre, tek një rast shumë të mirë që kishte skuadra vendase.

Kjo gjë ka sjellur reagime të mëdha në rrjetet sociale, duke u komentuar shumë.

/GazetaBlic Sport/