Tifozët nuk e kanë harruar ende largimin e Leo Messit dhe pak orë para duelit mes FC Barcelona dhe Real Sociedad, disa pankarta u shfaqën para stadiumit në drejtim të presidentit të Barçës, Laporta.
“Laporta ju mashtruat”, shkruan në një prej pankartave të vendosura para Camp Nou.
“Barça nuk është biznesi juaj”, poashtu.
Barcelona sonte takohet me Real Sociedad me fillim nga ora 20:00, në kuadër të xhiros së parë të La Liga.
/GazetaBlic Sport


