Sporti

Tifozët e Atleticos prishin pllakën e Courtois para stadiumit “Wanda Metropolitano”

09/29/2024 19:43
nga:Lorik J

Ka një ‘Walk of Legends’ në stadiumin Wanda Metropolitano të Atletico Madrid.

I zbuluar në vitin 2017, ai përkujton lojtarët që kontribuan masivisht në suksesin e klubit.

Një nga këto legjenda është Thibaut Courtois, i cili luajti për Atleticos midis  viteve 2011 dhe 2014. Ai bëri 154 paraqitje, duke fituar La Liga, Europa League dhe Kupën e Spanjës me ta – dhe duke i ndihmuar ata të arrijnë në finalen e Ligës së Kampionëve në 2014.

Tani pllakata me emrin e tij është prishur nga tifozët e zemëruar të Atletit, të cilët hodhën në të banane, kanaçe birre dhe mbeturina të tjera. Ata janë të pakënaqur që belgu luan për rivalët e tyre, Real Madrid.

Derbi i Madridit nis sot në orën 21:00 me orën e Spanjës.