Sporti

Tifozët e Atletico Madridit gjuajnë me shishe rakie lojtarët e Realit pas golit!

09/18/2022 21:42
nga:L J

Skuadra e Real Madridit është duke triumfuar ndaj Atletico Madridit në derbin e javës në La Liga.

Rodrygo shënoi golin e avantazhit për ekipin e Ancelottit pas 19 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas golit të shënuar, tifozët e Atleticos ishin jashtëzakonisht shumë të nervozuar, pasi dyshja braziliane Rodrygo-Vinicius kërcyen në sytë e tyre.

Tifozët e Atleticos ishin të ashpër ndaj tyre dhe filluan të hedhnin gjësende në drejtim të futbollistëve kundërshtar… mes tyre  edhe një shishe rakie!

/GazetaBlic Sport