Sporti

Tifozët e Atletico Madrid ofenduan në kor futbollistin e ekipit të zemrës, Joao Felix para ndeshjes së djeshme!

08/15/2023 10:08
nga:L J

Pas Real Madridit dhe FC Barcelona, ​​AtlEtico Madrid luajti ndeshjen e parë në kampionatin spanjoll. Në xhiron e parë të kampionatit, kundër Granadës, Colchoneros fituan 3-1.

Por nëse fitorja i nis në mënyrë perfekte lojtarët e Diego Simeones, për Joao Felix, mbrëmja u kthye në një makth.

Në të vërtetë, gjatë gjithë takimit, portugezi u fye nga publiku i Atletico Madrid…

Teksa po kryente ngrohjet, tifozët ‘shpërthyen’ ndaj tij në kor, duke kënduar: “Biri i k***”, të cilët ishin dukshëm ende të prekur nga deklaratat e lojtarit për dëshirën e tij për të kaluar tek FC Barcelona.

Më poshtë keni pamjet: