Pa kualifikim në Champions, pa siguruar madje as Europa League, por mbi të gjitha me shkëputjen e madhe në La Liga ku Reali i Madridit dhe Barcelona janë shumë të distancuar. Bëhet fjalë për situatën aspak të mirë të Atletikos së Madridit, që nën udhëheqjen e Diego Pablo Simeone, po përjeton një moment shumë të vështirë, që arriti kulmin me eleminimin në Europë pas disfatës me Porton.
Situata që prej disa javësh ishte bërë shumë e nderë, me klimë të turbulluar në Madrid ku tifozët kërkojnë përgjigje dhe mbi të gjitha rezultate. Gjëra që nuk kanë ardhur dhe që kanë bërë që shumëkush të kërkojë fajtorin.
Në këtë mënyrë, tifozët, veçanërisht ata në rrjetet sociale, kanë individualizuar trajnerin Simeone si përgjegjës për këtë gjendje. Në Tëiter është bërë popullor hashtagu #Simeoneout. Një mënyrë për të ftuar trajnerin që të lërë skuadrën. Tifozët kërkojnë pushimin e teknikut që është në udhëheqje të skuadrës që nga 2011, “Cikli i tij ka përfunduar”, “nuk ka ide”, janë komentet më të shpeshta ndërkohë që të tjerë e pëshëndesin me vjalët, “ke bërë shumë, por tani lamtumirë”.
Me pak fjalë mes Simeones dhe Atletikos së Madridit gjërat nuk shkojnë mirë. Mbetet gjithsesi e vështirë të mendosh për një ndryshim të menjëhershëm në stolin e Los Colchoneros. Është më e mundshme që lamtumira të vijë në përfundim të sezonit, me shpresën që deri atëherë El Cholo të kufizojë dëmet.


