Sporti

Tifozët e Arsenalit në ‘festë’, lajme të mira nga Gabriel Jesus

03/07/2023 18:14
nga:Mergim Rreci

Gabriel Jesus pritet të udhëtojë si pjesë e skuadrës së Arsenalit për në Lisbonë, ku të enjten do të përballet me Sportingun, në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Evropës.

Ndonëse reprezentuesi brazilian është pjesë e skuadrës, vështirë se do të luajë kundër ‘Luanëve’, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, trajneri Mikel Arteta kërkon praninë e lojtarit, pasi është një tjetër hap në riintegrimin e tij, pas një mungese të zgjatur për shkak të dëmtimit, sipas shtypit anglez.

Gabriel Jesus nuk ka luajtur për Topçinjtë që nga 12 nëntori, pasi udhëtoi për në kombëtaren braziliane dhe iu nënshtrua një operacioni në fillim të dhjetorit gjatë fazës së grupeve të Kupës së Botës.

/GazetaBlic Sport/