Sporti

Tifozët e Anglisë mezi po e presin ndeshjen ndaj Gjermanisë, konsumojnë birra në ora 7 të mëngjesit

06/29/2021 12:53
nga:Mergim Rreci

Supersfida mes Anglisë dhe Gjermanisë e vlefshme për fazën e 1/8 në kampionatin europian po pritet me entuziazëm nga tifozët.

Ndeshja është në orën 18:00 këtë të martë, por duket se festa për tifozët anglezë ka filluar që në mëngjes.

Mediat britanike kanë publikuar foto dhe video të dhjetra e qindra tifozëve të cilët janë ulur në lokale që në orën 7 të mëngjesit me flamuj dhe duke konsumuar birra.

Të shumta kanë qenë dhe reagimet në rrjete sociale të tifozëve anglezë të cilët thonë se do kërkojnë leje nga puna me pretekstin se janë sëmurë, por në të vërtetë duan të festojnë për ndeshjen.