Skuadra e Ajaxit po kalon formë fenomenale këtë sezon në të gjitha kompeticionet.
Ajax ka mposhtur dje PSV’në në derbin e madh holandez me rezultatin e thellë 5-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Para ndeshjes, tifozët e Ajaxit kanë shpalosur një koreografi të jashtëzakonshme, e cila mori vëmendjen e shumë tifozëve nëpër botë.
‘Ultrasit’ e Ajaxit u motivuan nga seriali që po thyen të gjitha rekordet, ‘Squid Game’ për të bërë një koreografi para derbit.
Ata vendosën një baner të madh prapa portës, ku shkruhej “Lojtari me numër 40 eliminohet”.
040 është kodi i zonës për Eindhoven…
/GazetaBlic Sport



