Portali grek Sport 24 shkruan se tifozët e kampionit grek, të cilët jetojnë në Zvicër, kanë vendosur të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj UEFA-s për shkak se nuk e ndëshkuan Dinamon pas trazirave ku humbi jetën një tifoz 29-vjeçar.
Sonte në Maksimir luhet ndeshja e parë e xhiros së 3-të preliminare të Ligës së Kampionëve mes Dinamos dhe AEK-ut të Athinës dhe para ndeshjes para selisë së UEFA-s në Nyon kanë dalë mesazhe nga tifozët grekë. Portali grek Sport 24 shkruan se tifozët e kampionit grek, të cilët jetojnë në Zvicër, kanë vendosur të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj UEFA-s për shkak se nuk e ndëshkuan Dinamon pas trazirave ku humbi jetën një tifoz 29-vjeçar, përcjell GazetaBlic Sport.
Grekët kërkojnë përjashtimin e kampionit kroat nga Champions League.
“Hiqni nazistët nga futbolli”, shkruhej në një pankartë…
/GazetaBlic Sport



