Skena të pabesueshme në Riad, ku disa tifozë të Al-Nassr kundërshtuan Cristiano Ronaldon – pasi portugezi ende nuk po shkëlqen me ekipin e tij të ri. Kampioni portugez përjetoi diçka që nuk i kishte ndodhur kurrë në karrierë: Fanella e tij u shkel në tokë.
Debutimin e tij në Arabinë Saudite, Cristiano Ronaldo e ëndërroi ndryshe, por dështoi në dy ndeshjet e para zyrtare të luajtura për Al-Nassr. E para ishte fitorja 1-0 e ligës, e cila i lejoi klubit të drejtuar nga Rudi Garcia të ruante vendin e parë në renditjen në Arabinë Saudite, ndërsa e dyta ishte një humbje e dhimbshme në gjysmëfinalen e Superkupës kombëtare, e cila e largoi kampionin portugez nga mundësia për të fituar titullin e tij të parë në përvojën e re arabe, përcjell GazetaBlic Sport.
Humbja 3-1 ndaj Al-Ittihad nuk u prit shumë mirë nga mbështetësit e Al-Nassr dhe disa prej tyre madje arritën deri aty sa të sfidonin Ronaldon pas ndeshjes, duke bërë në një gjest vërtet të shëmtuar, të cilin Ronaldo nuk e kishte ëndërruar kurrë.
Imazhet e regjistruara në një video tregojnë një numër tifozësh të klubit saudit duke shkelur mbi një fanellë me emrin dhe numrin e CR7.
/GazetaBlic Sport
No way Ronaldo went to Saudi League because Manchester United disrespected him ?? pic.twitter.com/81zsSwU7wh
— Messiologist (@breathMessi23) January 27, 2023


