Sporti

Tifozët arab e provokojnë Ronaldon duke thirrur emrin e Messit, portugezi reagon ashpër

10/31/2023 19:26
nga:L J

Lionel Messi gjatë mbrëmjes së hënës e fitoi për herë të tetë Topin e Artë – një arritje që do e kenë zor shumë futbollistë që ta synojnë.

Rivaliteti i Messit me Cristiano Ronaldo ka qenë gjithmonë dhe si duket është edhe sot.

Kjo pasi në ndeshjen që portugezi e zhvilloi ndaj Al-Ettifaq, tifozët u përkujdesën që ta thirrnin emrin e argjentinasit “Messi, Messi, Messi”.

Ndaj këtyre reagimeve nuk mund të qëndrojë i qetë portugezi, i cili u kundërpërgjigj, duke i thënë ta mbyllnin gojën.

Skuadra e Ronaldos Al-Nassr fitoi me rezultat 1-0, golin e vetëm të cilin e realizoi Sadio Mane, në minutën e 107’ të takimit.