Një udhëzues për paligjshmërinë, me pak fjalë, duke pasur parasysh se në këtë mënyrë rregullat anti-Covid, të parashikuara në Itali, dhe dekreti përmes të cilit tregohej detyrimi për t’iu nënshtruar karantinës e tamponit i të gjithë atyre subjekte që vijnë, ose kanë tranzituar përmes Britanisë së Madhe në 14 ditët e kaluara.
Një tjetër mundësi e gjetur në internet është të mbërrish në Romë me një ndalesë në një qytet tjetër europian, për të cilin qeveria nuk ka vendosur kufizime, siç është Budapesti. Sidoqoftë, edhe në këtë rast, karantina do të ishte akoma e detyrueshme. Shtypi anglez, megjithatë, specifikon që për ata që duan të arrijnë Romën duke anashkaluar kontrollet anti-Covid, ky itinerar do të kushtonte 450 euro.
Mesazhi që vjen nga institucionet angleze, natyrisht është i ndryshëm, me kryeministrin Boris Johnson që iu kërkon tifozëve të qëndrojnë në shtëpi: “Ne e vlerësojmë faktin që tifozët duan të bëjnë gjithçka për të mbështetur Anglinë, por duhet të llogarisim e të mbrojmë shëndetin publik. Ne kërkojmë nga të gjithë të respektojnë udhëzimet dhe rregullat që kemi vendosur”.


