Veljko Paunovic trajneri i ligës së dytë angleze Reading, pas humbjes së tetë radhazi, u “kërcënua” nga tifozët e klubit, të cilët vrapuan në fushë nga tribuna për të larë hesapet me teknikun serb.
Humbja e tetë në po aq ndeshjet e fundit, 2:3 ndaj Coventry-t, e la Reading në rrezik real të rënies në kategorinë e tretë.
Tifozët kërkuan të përballeshin fizikisht me shefin Veljko Paunoviç. Trajneri serb i shpëtoi shqetësimit të madh duke u arratisur në dhomat e zhveshjes. Edhe para ndeshjes, tifozët protestuan kundër Paunoviçit, duke kënduar këngë duke kërkuar largimin e tij dhe vendosën një pankartë me atë mesazh.
Fans on the pitch, pauno off the pitch.#Readingfc pic.twitter.com/yHve58fC5H
— Niall – Guilty, I support Reading. (@Reading106) February 12, 2022
Reading aktualisht ndodhet në vendin e 21-të në kampionat – dy pikë mbi tre të fundit.
/GazetaBlic Sport


