Sporti

Tifoz i ‘zjarrtë’ i Milanit, DJ PM: Kualifikohemi në finale pas penalltive, besoj tek skuadra

05/10/2023 17:23
nga:Mergim Rreci

Një pritje 18-vjeçare do të përfundojë sonte mbrëma në San Siro pasi AC Milan dhe Inter do të ndeshen në një derbi të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti 2005.

Milani mundi kampionin e sapokurorëzuar të Serie A, Napolin, në çerek-finale, pasi mundi Spurs në fazën e eliminimit, ndërsa Interi kaloi dy kundërshtarë portugez për të arritur në gjysmëfinale, Porto dhe Benfican, përcjell GazetaBlic Sport.

‘Nerazzurrët’ mund të jenë favoritët e lehtë, por Stefano Pioli deklaroi në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes se skuadra e tij ka të gjitha mundësitë për të arritur në finalen e Stambollit nëse tregojnë cilësitë e tyre.

Skuadra e Milanit njihet për tifozët e saj në numër të madh në të gjithë botën, duke përfshirë këtu edhe vendin tonë, Kosovën.

Njëri nga ata është edhe DJ i njohur në Kosovë dhe jo vetëm, Pajtim Krasniqi, i cili tha për ‘GazetaBlic Sport’ se nëse Leao do të luajë sonte, fitorja e Milanit është e sigurt.

Për dëshirën time si tifoz, mendoj që Milani kualifikohet tutje. Nëse Leao luan sot, Milani do të fitoj sigurt, nëse nuk luan, ndeshja përfundon me barazim. Në ndeshjen kthyese, pastaj Milani do të kualifikohet tutje pas penalltive”, tha fillimisht DJ PM.

Më pas, ai tha se kalimi i Milanit në finale do të ishte një gjë e madhe, madje ‘Rossonerët’ do të ishin shumë të rrezikshëm, sepse dihet, finalja luhet vetëm njëherë dhe është vetëm një ndeshje.

Finalja është vetëm një ndeshje, me përvojën që e ka Milani, mendoj se do të kishte një paraqitje të madhe atje. Megjithatë, dy kundërshtarët në anën tjetër janë shumë të vështirë si Manchester City, ashtu edhe Real Madrid që drejtohet nga një trajner i madh siç është Ancelotti. Unë besoj tek skuadra, Forca Milan“, përfundoi ‘PM’ me komentin e tij.

/GazetaBlic Sport/