Sporti

Tifoz i Real Oviedos dënohet me burg për ofendime raciste ndaj Marcus Rashford

04/30/2026 13:47
nga:Mergim Rreci

Një tifoz i Real Oviedos është dënuar me 9 muaj burg pasi ka përdorur fyerje raciste ndaj sulmuesit anglez Marcus Rashford gjatë një ndeshjeje ndaj Barcelonës.

Sipas raportimeve, tifozi u dëgjua me fjalë raciste, përfshirë sharje të rënda, në momentin kur Rashford po përgatitej të ekzekutonte një goditje këndi pranë tribunës ku ai ndodhej. Ngjarja është kapur në video dhe është përdorur si provë kyçe në procesin gjyqësor, transmeton GazetaBlic Sport.

Gjykata vendosi dënimin me 9 muaj burg, por i akuzuari mund ta shmangë vuajtjen e tij nëse plotëson disa kushte: pagesën e një gjobe prej 2,000 euro, pjesëmarrjen në një program të detyrueshëm kundër racizmit, si dhe pranimin e një ndalimi 3-vjeçar për të ndjekur ndeshje në stadiume futbolli.

Ky rast konsiderohet si një tjetër hap i rëndësishëm në luftën kundër racizmit në sport, duke dërguar një mesazh të qartë se sjellje të tilla nuk do të tolerohen.

/GazetaBlic Sport/