Showtime

‘Ti më ke kërkuar seks’, Stela rikthehet në Përputhen dhe flet e përlotur

06/05/2021 21:24
nga:Gazeta Blic

Ditë më parë Stela u largua nga studioja e Përputhen+40 pas një sherri të ashpër me Armandon. Ky i fundit i tha publikisht “Ti më ke kërkuar seks mua”, duke nxehur situatën në studio.

Stela u rikthye këtë pasdite në program.

E përlotur, ajo tha se është larguar nga studioja sepse ka menduar për të bijën.

“Familja ime duke më njohur që jam ai tipi që emocionohem shumë më thanë që bëre gjënë më të mirë që u largove”, tha ajo.

“Unë gocën jam munduar ta largoj nga televizori që të mos e shikojë emisionin tim. Nuk dua që ajo të më shikojë me lot, të mërzitur sepse unë kam kaluar një periudhë shumë të vështirë. Ndihesha me të vërtetë shumë e trysnuar këtu, prandaj preferova të largohem para se të kisha një reagim të tillë. Vetëm për gocën kam menduar në ato momente”, u shpreh Stela.

 

Gratë më me fat u përkasin këtyre shenjave të horoskopit!