Showtime

“Ti ke luajtur me mua”, Monika Lubonja shpërthen ndaj Ilirit

02/10/2022 12:01
nga:Donika Fetahu

Në mbrëmjen e djeshme banorëve të shtëpisë iu bashkuan edhe dy opinionistët e “BBV”, Balina dhe Arbri, me të cilët kanë diskutuar për situatat e ndodhura deri më tani.

Teksa po bisedonin, Monika dhe Iliri, janë përfshirë në një debat ku aktorja e akuzon se ka luajtur me të gjatë gjithë kohës, shkruan GazetaBlic.

“Unë të kam qenë shumë besnike dhe të kam dashur shumë. Ndërsa ti ke luajtur. Ti ke luajtur me mua”, u shpreh ajo.

Iliri e ka kundërshtuar këtë akuzë të sajën dhe është shprehur më herët për Monikën se finalja për të është thjesht një prestigj./GazetaBlic/