Lajme

“Ti je një argat i Vetëvendosjes”, “Ti je ai që i shërbeve VV-së e Kurtit”, përplasja ndërmjet Nushit e Gashit

12/09/2021 00:26
nga:Gazeta Blic

Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi është përplasur ashpër me analistin politik, Blerim Gashi.

Shkak ka qenë puna e Qeverisë dhe Lëvizja Vetëvendosje, ku Nushi e quajti Gashin argat të Vetëvendosjes dhe të paguximshëm.

“Ju keni ardhur për ta mbrojtur Vetëvendosjen”, ishin fjalët e Nushit ndaj Gashit, i cili reagoi duke thënë se ai nuk ka ardhur ta mbrojë Vetëvendojsjen.

“Atëherë keni ardhur në emisionin e gabuar”, vazhdoi Nushi.

“Unë e mbrojë një qeveri efektive dhe që po qeveris mirë. Le të bën gabime qeveria, e sheh se si nuk jam argat. Për dallim nga ju që keni qenë argat i VV-së”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Nushi iu kundërpërgjigj Gashit se ai dhe të tjerë nuk e kanë pasur guximin të hyjnë në VV kur ka qenë vështirë.

Për më shumë, e gjeni videon nga minuta e 33-të: