Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi është përplasur ashpër me analistin politik, Blerim Gashi.
Shkak ka qenë puna e Qeverisë dhe Lëvizja Vetëvendosje, ku Nushi e quajti Gashin argat të Vetëvendosjes dhe të paguximshëm.
“Ju keni ardhur për ta mbrojtur Vetëvendosjen”, ishin fjalët e Nushit ndaj Gashit, i cili reagoi duke thënë se ai nuk ka ardhur ta mbrojë Vetëvendojsjen.
“Atëherë keni ardhur në emisionin e gabuar”, vazhdoi Nushi.
“Unë e mbrojë një qeveri efektive dhe që po qeveris mirë. Le të bën gabime qeveria, e sheh se si nuk jam argat. Për dallim nga ju që keni qenë argat i VV-së”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Nushi iu kundërpërgjigj Gashit se ai dhe të tjerë nuk e kanë pasur guximin të hyjnë në VV kur ka qenë vështirë.
Për më shumë, e gjeni videon nga minuta e 33-të: