Lajme

“Ti je bllokues e me shet demagogji”, nuk ndalet përplasja për buxhetin

11/03/2025 22:01
nga:N K

“Ti je bllokues e me shet demagogji”, nuk ndalet përplasja për buxhetin

“Ti ke dështu me miratu buxhetin me kohë”, i tha Çeku – Ramës në Pressing, teksa nuk ndalonin përplasjen për buxhetin e komunës.

“Nëse mendon t’u e bo zhurmuesin me llafe shumë, e me mbytë debatin”, e kritikoi Çeku qasjen e Ramës në Pressing. “S’ka nevojë për demagogji para qytetarëve”, i tha Çeku.

“Pse po e bllokon buxhetin”, ia ktheu Rama.

“Ju jeni bllokues juve po ju vyen narrativa e bllokadës”, ia ktheu Çeku.