Analisti Visa Ymeri ka lëshuar studion e debatit pas një përplasje verbale me Sadri Ramabajën.
Ymeri u largua nga studio pas ofendimeve si “analfabet” që mori nga Ramabaja.
I gjithë debati nisi pas analizës së Ymerit lidhur me rezultatet e VV-së në komunat ku ishte në balotazh, e që sipas Ramabajës Ymeri nuk po mundej ta përballonte humbjen.
“Menaxhimin e humbjes ky kolegu im s’mundet me pranu sepse sot do të ishte ministër”, deklaroi Ramabaja.
“Çfarë kanë këta që merren me mua personalisht. Të mbaj ty ligjërata sepse ti nuk din. Ju e kini këtë problem sepse mendoni se njeriu politik duhet të jetë vetëm për pozita. Ti mendon që unë kam humb që s’jom në VV sepse tash do të isha ministër, përkundrazi unë kam fitu”, iu kundërpërgjigj Ymeri.
Krejt kjo bëri që Ramabaja të lëshohej në ofendime, duke iu drejtuar me fjalët “ti ki telashe me veten, je analfabet, nuk din një analizë politike me bë”.
Pas këtyre ofendimeve, Ymeri lëshoi studio me arsyetimin se nuk do të dëshironte të kthente ofendime ndaj Ramabajës.
“Mos u merr me mua se nuk ta qet. Jeni mësu keq. Kush po jau merr mendja që jeni ju që vini në studio me ofendu vetëm pasi unë jap mendimet e mija. Jam në atë situatë ku ja nisi me ofendu, smuj me duru kësi llafe, ja duhet me ja kthy, por unë kam respekt për këtë studio e andaj nuk ofendoj”, deklaroi Ymeri derisa po largohej në studio.


