Skuadra e Pejës e ka fituar titullin e kampionit në basketbollin kosovar.
Pejanë triumfuan sonte ndaj Trepçës në palestrën Minatori, duke shkëlqyer në pjesën më të madhe të ndeshjes.
Njëri nga basketbollistët më të mirë tek Peja ishte Devoe Joseph, duke shkëlqyer me gjuajtjet nga 3 pikë.
Ai për ‘GazetaBlic Sport’ tha se ndjehet shumë i lumtur dhe se është i dashuruar me qytetin e Pejës.
“Po ndjehem shumë mirë që jemi kampionë, urime për të gjithë tifozët tanë, jam i dashuruar në qytetin e Pejës“, tha Joseph.



