Showtime

“Ti i ofendon femrat, nuk le të zezë pa thënë” – përplasje e ashpër mes Santianës dhe Shqipes

01/25/2024 16:54
nga:G C

Santiana Maloku dhe Shqipe Hysenaj janë përfshirë së fundmi në një debat të ashpër.

Teksa po qëndronin në dhomën e gjumit, ato filluan ta ofendonin njëra-tjetrën.

Ka qenë bukuroshja gjakovare që i tha se ajo i ofendon femrat vazhdimisht.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” në anën tjetër i tha se ajo ka sharë në këtë reality shou.

“Ti i ofendon femrat në çdo mënyrë të mundshme. Më mirë me sha se sa me i ofendu femrat sikur ti. Nuk le të zezë pa thënë. Nuk të vjen marre. Oj manipuluese. Unë të paktën nuk e bëj atë. Nuk i ofendoj femrat si ti. Nuk ke pikë fytyre”, u shpreh Maloku.