Showtime

“Ti i bën gjërat për ‘show’” Beatrix i drejtohet Donaldit, aktori revoltohet

01/09/2022 12:34
nga:Donika Fetahu

Në ditën e djeshme në shtëpinë më të famëshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”, ka ndodhur një konflikt mes çiftit më të komentuar Beatrix dhe Donald.

Dyshja kohëve të fundit kanë pasur disa ‘krisje’ në mardhënien e tyre, gjërat sa duket se janë rregulluar përsëri fillon një konflikt, kësaj here shkak i nisjes së debatit mes çiftit ishte një qengj që u fut brenda shtëpisë, në kuadër të provës javore, ku sipas Beatrixës, Donaldi ia mori qengjin para syve sepse “ai ka qejf të bëjë spektakël”,  pastaj ajo e akuzon aktorin se i ka bërë gjërat për “show”, shkruan GazetaBlic.

Nga kjo ‘akuzë’, Donaldi shprehet se është i shqetësuar për debatet që ata zhvillojnë brenda shtëpisë, duke paraprirë ato që do të ndodhin jashtë dhe e quan Trixën si “llasticë” dhe “fëmijë”./GazetaBlic/